Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, Basha: 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës

  • 21 June 2019 - 23:05
Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, Basha: 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin mbyllës të protestës së opozitës nga selia blu u shpreh i qartë se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, dhe se 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës.

“Mirënjohje për ju që sonte shkatërruat një plan djallëzor për të hequr nga qafa  Edi Ramën, kularin që i ka vënë Europa pas skandalit të publikuar nga “BILD”. Ju nuk ndihmuat Edi Ramën, sepse nuk ratë pre e provokimit që të mbyllnit këtë skandal me zhurmën e provokimit. Mirënjohje të madhe kam për të gjithë qytetarët e Tiranës, shqiptarët që u bashkuan. Asgjë nuk na ndal, asnjë hap pas nuk hedhim, 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Por sonte me bekimin dhe kërkesën tuaj qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit të largimit të Ramës, një qeverie tranzitore që do përgatisë kushtet tranzitore, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe dërgimi para drejtësisë të hajdutëve të votave tuaja. Nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtë si. Nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve”, theksoi Basha para protestuesve që kishin shkuar tek selia blu. 

Një paralajmërim Basha e pati edhe për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kupolën e policisë, kur tha se vendin e Bardh Spahisë dhe të arrestuarve të tjerë do ta zënë ata.

“Duke kujtuar me respektin dhe mirënjohjen time më të thellë çdo liberator të arrestuar dhe mbajtur padrejtësisht në burg, si të burgosur politik të Edi Ramës, nga Bardh Spahia me shokë dua ti them kupolës mafioze, të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek polici më i fundit, i cili shkel ligjin dhe dhunon opozitën. Shumë shpejt do ta zëvendësoni ju, ju do të shkoni atje. Liberatorët janë krenaria jonë, frymëzimi ynë. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë, orë për orë, Rama ik”, tha Basha.

(Kosova Sot Online)