Zbardhen vendimet e kryesisë dhe ish-grupit të deputetëve të PD. Çfarë do të ndodhë deri më 30 qershor?

  • 21 qershor 2019 - 23:16
Zbardhen vendimet e kryesisë dhe ish-grupit të deputetëve të PD. Çfarë do të ndodhë deri më 30 qershor?

Deri të dielën e ardhshme, do të zhvillohen protesta në çdo zonë ku do të shkojë kryeministri Edi Rama për takime elektorale. Pas mbledhjes me Kryesinë dhe ish-deputetët e grupit parlamentar të PD-së, është vendosur për protesta njëjavore deri më 30 qershor. Zt. Basha është shprehur gjithashtu se më 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje, ndërsa u ka kërkuar strukturave që të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

“Jemi ne metrat e fundit te finisht te kesaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën. Kemi mbështetjen popullore te qytetareve shqiptareve e kanë të pazëvendësueshëm për fitoren e kësaj beteje. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale”, mësohet të ketë thënë Basha.

Protestat do të jenë të ngjashme me ato që u zhvilluan një ditë më parë në Shkodër.

Ndërkohë, kryetarët e bashkisë së PD do të vazhdojnë me këmbëngulje zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe duke filluar nga e hëna do të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit.

Basha mësohet të ketë deklaruar se opozita ka siguruar një mbështetje të lartë që shkon nga 54% deri në 60%. “Çdokush qe mendon se duhet te sakrifikojmë kauzën për hir të disa kapsollave dhe rënies pre e provokimeve, është dritëshkurtër”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)