Haradinaj jep datë tjetër për liberalizimin e vizave, ja cila është

  • 21 June 2019 - 23:22
Haradinaj jep datë tjetër për liberalizimin e vizave, ja cila është

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe njëherë për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët. Ai tha se gjasat janë shumë reale që vendimi për liberalizim të merret në fund të muajit shtator.

Ai deklaroi se gjasat janë shumë reale, që sipas tij nuk do të kishte logjikë që të vonohet ky vendim.

“Ka gjasa reale, mundësitë janë shumë reale që do të merret vendimi në shtator. Nuk do të kishte logjikë që këshilli i ministrave të na vonojë më shumë këtë vendim” tha Haradinaj.

Ai gjithashtu shtoi se sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, është proces që nuk do të ndalet kurrë, por kriteret që ata i kanë vendosur, të gjitha janë të plotësuara. 

“Luftimi i krimit dhe korrupsionit është proces që nuk do të ndalet kurrë, por kriteret që na i kanë vendosur janë konfirmuar sit ë realizuara, si nga Komisioni Evropian ashtu edhe nga Parlamenti Evropian, dhe tani i mbetet Këshillit” tha ai.

Haradinaj në fund shtoi se Kosova përherë do të “luftojë për rend e ligj, por sa i përket kontratës (për liberalizim) ajo është e mbyllur).

(Kosova Sot Online)