Vjen thirrja urgjente për Kuvendin e Kosovës: Ti jepet fund monopolit të Devollëve

  • 22 June 2019 - 07:29
Vjen thirrja urgjente për Kuvendin e Kosovës: Ti jepet fund monopolit të Devollëve

“Konsideroj së Kuvendi duhet të formoj vetëm një komision, atë të hetimit të punës së prokurorive. Duhet të ftohen titullarët e institucioneve, përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe të merren masa ligjore kundër tyre. Secili nga institucionet duhet ti kryej detyrat kushtetuese e ligjore. Shteti nuk mbahet me improvizime e me shantazhe”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni është kundërshtari i radhës i cili kërkon dhënien fund të monopolit në homologim, të cilin po e mbajnë vëllezërit Devolli, një biznes i cili u kritikua si i tillë edhe nga ndërkombëtarët, nga shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë dhe nga ambasadori gjerman.

Preteni kërkon që me këtë çështje urgjentisht më merret drejtësia dhe të mos lihet në mëshirën e politikës dhe të grupeve të interesit.

Image
Hasan Preteni

Madje sipas Pretenit, me këtë rast duhet të merret edhe Kuvendi i Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës do të duhet formuar edhe për këtë çështje një komision hetimor, për atë të mos funksionimit të drejtësisë, të prokurorive, që bëjnë gjumin dhe nuk merren me raste të tilla, por gjërat të marrin përmasat e një alarmi vetëm atëherë kur ndodhin mosmarrëveshja nga brena, nga grupet e caktuara të interesit, sikur që po ndodhë në shumë raste të ngjashme në këtë shtetin tonë pa drejtësi të pa varur dhe funksionale”, shprehet Preteni.

“Problemet në Kosovë po marrin në aktualitet në momentin kur po lajmërohen përçarjet në mesin e grupeve jo formale të interesit. Problemet nuk zgjidhen në këtë mënyrë, duhet të ndërtojmë një sistem të mirëfilltë të drejtësisë ku secili krim ose vepër penale duhet të trajtohet njësoj’, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, në këtë fushë ka edhe përzierje të madhe të kompetencave, derisa Kuvendi nuk është askund në nivel të detyrës për të hetuar këto çështje serioze. 

“Janë përzier shumë kompetencat, Kuvendi nuk po takohet as për të nxjerrë ligje apo për të kontrolluar mekanizmat e pavarur por po kryen punë hetimore. Komisionet hetimore janë formuar për ti trajtuar rastet që është dashtë ti hetoj prokuroria. Por ndoshta edhe kjo është loje, parlamentaret nuk arrestojnë e as nuk gjykojnë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Preteni deklaron se këto komisione mund të nxjerrin ndonjë rekomandim të cilin kuvendi edhe mundet të mos e votojë fare, pasi ka pasur në të kaluarën edhe raste të tilla dhe shumica e rekomandimeve e kanë pasur të njëjtin fat.

Sipas Pretenit, komisioni i vetëm hetimor që do të duhet bërë nga Kuvendi është ai për sistemin e drejtësisë kosovare e cila ka rënë në pikën zero dhe prandaj ballafaqohemi edhe me monopole në fushën e biznesit. 

“Konsideroj së Kuvendi duhet të formoj vetëm një komision, atë të hetimit të punës së prokurorive. Duhet të ftohen titullarët e institucioneve, përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe të merren masa ligjore kundër tyre. Secili nga institucionet duhet ti kryej detyrat kushtetuese e ligjore. Shteti nuk mbahet me improvizime e me shantazhe”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)