Beqiri: Jam çuditur me emrat që synojnë udhëheqjen e LDK-së – disa duhet të shikohen në pasqyrë!

  • 22 June 2019 - 07:34
Beqiri: Jam çuditur me emrat që synojnë udhëheqjen e LDK-së – disa duhet të shikohen në pasqyrë!

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, është përgjigjur në pyetjen se mes Isa Mustafës, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit, cilin e favorizon për ta drejtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Beqiri  ka thënë se nuk janë vetëm këta tre persona për të marrë postin e kryetarit të LDK-së, pasi ka dëgjuar edhe për disa emra që kanë shprehur ambiciet për ta drejtuan LDK-në, teksa thotë se me disa nga ta është habitur me këtë ambicie.

Ismet Beqiri shton se do të jetë Kuvendi i LDK-së, ai që do të zgjedh kryetarin e partisë, teksa ka insistuar që paraprakisht të ketë një marrëveshje mes figurave kyqe të partisë.

”Ju po i përmendi tre emra, nuk do të thotë që janë vetëm tre. Unë i kam dëgjuar edhe disa emra tjerë që jam cuditur me ta. Disa duhet të shikohen në pasqyrë, spo flas për këta tre. LDK është e madhe dhe nuk mundet bash gjithkush që të tentojë të udhëheq me LDK-në. Mendoj që Kuvendi i partisë do të zgjedh kryetarin e saj”.

(Kosova Sot Online)