KFOR-i mban ushtrim ushtarake në Zhur

  • 22 June 2019 - 07:39
KFOR-i mban ushtrim ushtarake në Zhur

KFOR-i ka paralajmëruar se do të realizojë një ushtrim në rajonin e Komunës së Prizrenit, saktësisht në fshatin Zhur.

Ky ushtrim që do të mbahet të hënën nga ora 7:00 deri në ora 14:00 do të përdoren edhe mjete ushtarake, përfshirë edhe helikopterë. KFOR dhe Komuna e Prizrenit kanë njoftuar opinionin që të kenë parasysh këtë situatë dhe të ndjehen të sigurtë.

Ky ushtrim ushtarak nuk do të ketë ndonjë ndikim në mjedis dhe nuk do të pengojë rrjedhën normale të qytetarëve.

(Kosova Sot Online)