Biznismeni serb vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi, çmenden serbët

  • 22 June 2019 - 08:17
Biznismeni serb vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi, çmenden serbët

Në vendin ku do të mbahen Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’ është parë flamuri i Kosovës.

Bëhet fjalë për Bjellorusinë, ku serbët drejtojnë gishtin ka biznesmeni dhe politikani i njohur Bogojlub Karic.

Karic ditë më parë është rizgjedhur si President i Lëvizjes Forca e Serbisë. 

“Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogoljub Kariç, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur. Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve që ka jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh” shkruan Telegrafi serb.

Image

(Kosova Sot Online)