Viktima e aksidentit ishte menaxheri i këngëtarit të njohur, Azet

  • 22 June 2019 - 10:19
Viktima e aksidentit ishte menaxheri i këngëtarit të njohur, Azet

Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së.

Media mëson se personi që mbeti i vdekur ishte menaxher i këngëtarit të njohur kosovar, Azet.

Burime tona tregojnë se i njëjti, së bashku me shtetasin nga Maqedonia Veriore, A.J, ishin mbrëmë në njërën prej klubeve të Prishtinës.

Bëhet fjalë për Sefa Kaya, turk me shtetësi gjermane. 

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku ne rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasoje e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën’, ka thënë Ahmeti.

Me  urdhër të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin.

“A.J mashkull 34 vjec, shtetas i Republikes se Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)