Ja veprimi i Dodikut në ceremoninë olimpike kur parakaluan sportistët e Kosovës

  • 22 June 2019 - 11:39
Ja veprimi i Dodikut në ceremoninë olimpike kur parakaluan sportistët e Kosovës

Anëtari i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe njëkohësisht president i ‘Republika Srpska’ në Bosnje, Milorad Dodik po vazhdon të përfaqësoj politikën e Serbisë.

Si vazhdim i shfaqjes së urrejtjes ndaj Kosovës nga politikanët serb, Dodik mbrëmë kur po parakalonin ekipi olimpik i Kosovës në hapjen e garave olimpike evropiane në Minsk të Bjellorusisë ka lëshuar ceremoninë, shkruan lajmi.net.

Para kësaj, Dodik ka përshëndetur të gjitha vendet e tjera në parakalimin e tyre e sidomos ata të Bosnjes dhe të Serbisë. 

Vlen të theksohet se në takimin e liderëve të Ballkanit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte refuzuar t’ia jepte dorën Dodikut.

Gjithashtu, presidenti Thaçi kishte refuzuar darkën me të dhe liderët e tjerë.

(Kosova Sot Online)