“Shpërthen” analisti: Na turpëruan politikanët, u bëmë gazi i botës...

  • 22 June 2019 - 12:13
“Shpërthen” analisti: Na turpëruan politikanët, u bëmë gazi i botës...

“Duke qenë prokurorët dhe gjykatësit e ndikuar, fiksuar, të komanduar nga politika dhe të shantazhuar, po dështon përfundimisht drejtësia kosovare përballë të fortëve politikës dhe mafies së lidhur me politikën në Kosovë. Kjo është njollë e madhe që po duket edhe nga aeroplani në gjithë botën demokratike”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu i ka përcjell me kujdes raportimet në medie e përmes të cilave përcillet akuza e ish gjyqtares së EULEX-it, Marie Tuma e cila ka thënë se në Kosovë sundon krimi dhe se krejt shoqëria është e ndërtuar mbi korrupsionin. 

Image
Ragip Guraziu

“Për mendimin tim ky është kjo edhe një alarm i radhës për shtetin më të ri në Evropë sepse po shihet ashiqare që këta politikanët tonë që e kanë kapur dhe po e kontrollojnë sistemin e drejtësisë, nuk po e lënë të funksionon i pa varur në luftimin e të gjitha abuzimeve me ligjin, janë duke na e qitur faqen e zezë në gjithë botën. Ne Kosovarët me këta politikan dhe me këtë qeverisje të korruptuar po bëhemi gazi i botës”, tha analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thekson se nuk ka asnjë dilemë që deklarimi i zonjës Marie Tuma, tregon qartë se sistemi i drejtësisë në Kosovë, prokuroria dhe gjykatat janë të ndikuara dhe të shantazhuara nga politika, prandaj niveli i korrupsionit mbetet në këtë gjendje të rëndë e të pa prekshme. 

“Duke qenë prokurorët dhe gjykatësit e ndikuar, fiksuar, të komanduar nga politika dhe të shantazhuar, po dështon përfundimisht drejtësia kosovare përballë të fortëve politikës dhe mafies së lidhur me politikën në Kosovë. Kjo është njollë e madhe që po duket edhe nga aeroplani në gjithë botën demokratike”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Për më keq, ai thotë se ku model i instalimit të korrupsionit në institucione sikur është huazuar nga Shqipëria, prandaj tani në listën e zezë të vendeve të korruptuara po renditen së bashku Kosova dhe Shqipëria.

“Edhe Shqipëria po kritikohet njësoj për mos luftimin e krimit dhe korrupsionit,sikur që po kritikohet Kosova. Kjo është turpi i kombit sepse këto ditë ishte Ministri i Jashtëm i Holandë ai që ka shprehur shqetësimet e tij,se; Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe për këtë pasojë doli që Shqipëria ta merr një Jo të madhe për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE sepse po shihet si vend që akoma e ka problemin e pa prekshëm në ndalimin e trafikut me drogën dhe veprimtarisë tjetër kriminale. Në këtë listë aty arë është edhe Kosova”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)