Sqarohet ambasadori amerikan rreth polemikave me Abelard Tahirin

  • 22 June 2019 - 13:06
Sqarohet ambasadori amerikan rreth polemikave me Abelard Tahirin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dje shkroi në Twitter se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si ‘Rasti i Kukësit’.

Pas kësaj ka reaguar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i cili ka thënë se ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person.

Por sot amabasadori amerikan në Kosovë, ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, ku ka shkruar se sqarohet rreth shkrimit të djeshëm.

“Versioni origjinal i këtij shkrimi thotë se Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin. Ligji i ndryshuar mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale lë këtë vendim të duart e gjyqtarëve individualë. E vlerësoj mundësinë për të korrigjuar shkrimin e mëhershëm” shkroi ambasadori.

Ai ka përmirësuar edhe shkrimin e tij origjinal të djeshëm në Twitter.

“Sqarim: Gjykata e Apelit ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë për të liruar një kriminel luftë të dënuar me 15 vjet burgim në Rastin e Kukësit, ai ka mbajtur më pak se 12 muaj burgim në 3 vjetët e kaluar.  Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen”. 

(Kosova Sot Online)