Ish- Presidenti publikon foton e shëmtuar: Ja se çfarë i bëjnë flamurit kombëtar “rilindasit” e Ramës

  • 22 June 2019 - 14:34
Ish- Presidenti publikon foton e shëmtuar: Ja se çfarë i bëjnë flamurit kombëtar “rilindasit” e Ramës

Ish Presidenti Bujar Nishani ka publikuar një foto në profilin e tij në rrjetin social, ku duken dhjetëra flamur të Shqipërisë të hedhur përtokë.

Në status, Nishani shkruan se fotoja është shkëputur në një nga mitingjet elektorale që Rama ka kryer së fundmi. Ish Presidenti vë në dukje se hedhja dhe përbuzja e flamurit kombëtar pas mbarimit të një fushate elektorale është një gjest i turpshëm. Por Nishani vë në dukje se nuk janë qytetarët dhe socialistët e thjeshtë ata që kanë kryer këtë veprim të shëmtuar, por anëtarët e një “sekti vandalës” që sipas tij mban emrin e Rilindjes së Edi Ramës. 

Statusi i Nishanit:

Barbarët rilindës dëshmuan edhe njëherë moralin dhe modelin e tyre të vërtetë. Këtë herë mbi atë që është simboli më i paprekshëm për shqiptarin,flamurin kombëtar.

Jo, ata nuk janë socialistët e ndershëm, as qytetarët që besojnë në një parti të caktuar. Ata janë sekti i vandalëve me emrin “rilindje” që urrejnë këdo. 

Urrejnë demokratët, urrejnë monarkistët, urrejnë socialistët, urrejnë edhe vetë flamurin tonë, për të cilin është derdhur aq shumë gjak e sakrifica, sa këta nuk kanë as ditë në këtë jetë. Ah po, kur dalin përpara kamerave interpretojnë komedinë më të shpifur, madje edhe me flamur në dorë, pastaj e përdhosin me urrejtjen e një barbari të vërtetë.

“Shqipëtar, mos rri, por duku shqiptar!”

Image

(Kosova Sot Online)