Britania e Madhe do të dërgojë ministrin për Lindjen e Mesme në Iran, në përpjekje për të qetësuar situatën

  • 22 June 2019 - 15:21
Britania e Madhe do të dërgojë ministrin për Lindjen e Mesme në Iran, në përpjekje për të qetësuar situatën

Ministri për Lindjen e Mesme Andrew Murrison do të vizitojë Iranin të dielën për bisedime “ të sinqerta dhe konstruktive” tha zyra e Ministrisë, pasi tensionet mes Tehranit dhe Washingtonit u ngritën pas rrëzimit të dronit amerikan pa pilot.

“Në këtë kohë të rritjes së tensioneve në regjion dhe në një periudhë kyqe për marrëveshjen e ardhshme nukleare, vizita është një mundësi për bisedime të hapura dhe konstruktive me qeverinë e Iranit” tha Ministria në një deklaratë.

Murrison do të bëjë thirrje për një qetësim të situatës në rajon dhe do të ngrejë shqetësimet rreth “Sjelljes së Iranit në rajon dhe kërcënimit të tij për të ndalur bashkëpunimin për marrëveshjen nukleare për të cilën Britania mbetet plotësisht e angazhuar”.

Kjo vjen pasi Irani paralajmëroi ShBA-të të shtunën se çfarëdo agresioni kundër Republikës Islamiste do të ketë pasoja serioze për interesat amerikane në rajon.

“Vetën një shkrepje e plumbit ndaj Iranit do të vë në flakë interesat e Amerikës dhe aleatëve të saj” në Lindjen e Mesme I tha zëdhënësi i stafit të gjeneralit të forcave të armatosura Abolfazl Shekarchi agjencisë së lajmeve Tasnim.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premtën se anuloi një sulm ushtarak në shenjë hakmarrjeje për rrëzimin e droni amerikan nga Irani sepse do të vriste 150 njerëz dhe sinjalizoi se ai është i hapur për bisedime me Tehranin zyrtar.

Shqetësimet për një konfrontim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallzuar edhe pse Trump tha se nuk ka ndonjë oreks për të filluar një luftë me Iranin. Tehrani po ashtu ka thënë se nuk është duke tentuar të fillojë luftë por ka paralajmruar për përgjigje të fuqishme nëse sulmohet.

(Kosova Sot Online)