Biznesmeni serb çmend Serbinë, vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi

  • 22 June 2019 - 16:43
Biznesmeni serb çmend Serbinë, vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi

Një veprim i biznesmenit dhe politikanit të njohur serb Bogoljub Kariq në Bjellorusi ka çmendur Serbinë.

Kariq në një prej bizneseve të tij në Minsk të Bjellorusisë kishte vendosur flamurin e Republikës së Kosovës.

“ Kariq e ka njohur Kosovën”, kështu shkruan mediumi serb ‘telegraf’.

 Kariq ditë më parë është rizgjedhur si President i Lëvizjes Forca e Serbisë.

“Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogoljub Kariq, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur. Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve që ka jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh”.

Por Kariq ka thënë se nuk mundet Serbia të kërkojë llogari për diçka të tillë, pasi ka pranuar të marrë pjesë në lojrat olimpike, ku po merr pjesë edhe Republika e Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)