Tregon profesori i njohur: Ja kushtëzimet që Kosova duhet t’i ketë ndaj Serbisë

  • 22 June 2019 - 16:45
Tregon profesori i njohur: Ja kushtëzimet që Kosova duhet t’i ketë ndaj Serbisë

“Ky shtet që ka bërë krime në Kosovë duhet edhe të kërkoj falje paraprakisht për dhunën fashiste dhe të pranon që të përgjigjet për të gjitha krimet dhe dëmet e luftës, si ato morale edhe materiale”, tha profesor, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”

Image
Muhamet Kelmendi

Përderisa është konfirmuar zyrtarisht se samiti i Parisi për bisedimet në mes të përfaqësuesve të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, nuk do të mbahet më 1 korrik, njohësit e zhvillimeve politike në vend konsiderojnë se tanimë është koha më e përshtatshme që edhe pala kosovare të ndryshojë rrënjësisht strategjinë e bisedimeve me Beogradin. Sipas tye, Kosova duhet të shkojë në këto bisedime me pakon e plotë të kushtëzimeve që duhet t’i bëjë Serbisë, duke filluar nga pacenueshmëria e kufijve ekzistues, zbardhja e fatit të të pagjeturën e deri te kompensimi i dëmeve të luftës.

Një projekt i tillë, sipas profesor, Muhamet Kelmendit, do t’i mbyllte Serbisë mundësinë e çfarëdo manipulimi në këtë proces kurse politika kosovare si e tërë do të dëshmohej se vërtetë e ka seriozisht mbrojtjen e shtetit dhe të interesit nacional.

“Nuk ka asnjë dilemë se Kosova ka gabuar që nga koha kur kanë filluar bisedimet me shtetin kriminal serb pa kushte dhe pa njohje të shtetit tonë nga Beogradi. Futja në bisedime e z. Thaçi me krerët shovinist-fashist serb, pa kushte ka krijuar një gjendje të rëndë për shtetin e Kosovës sepse bisedime pa kushte krijuan një gjendje ku shoveno serbomëdhenjtë fituan territor duke u futur nga dera e hapur në arenën ndërkombëtare”, tha Kelmend për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipa Kelmendit, tani është koha e rishikimitt të të gjithë strategjisë së bisedimeve dhe kurdo që rifillojnë ato, pozita e Kosovës të jetë më e qartë dhe pa asnjë lëshim a kompromis që shkon në dëm të interesit të shtetit dhe të territorit.

“Kuptohet se në bisedime duhet të shkohet një ditë por është e domosdoshme të shkohet vetëm në bazë të interesit të shtetit. Shteti i Kosovës duhet të njihet nga shteti serb. Ky shtet që ka bërë krime në Kosovë duhet edhe të kërkoj falje paraprakisht për dhunën fashiste dhe të pranon që të përgjigjet për të gjitha krimet dhe dëmet e luftës, si ato morale edhe materiale. Pra, nuk mundë të bisedohet pa pranuar shteti serb që të kapen dhe dënohen kriminelët dhe përdhunuesit shoveno-fashist serbomëdhenj sepse janë mbi 20 mijë femra shqiptare të dhunuara,e askush nuk gjendet në burg. Kemi mbi 13 mijë njerëz të mbytur mizorisht dhe askush nuk është përgjigjur. Mbi 1 milionë shqiptare janë dëbuar me dhunë dhe me terror dhe përsëri nuk ka përgjegjësi”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Kelmendi thotë se Kosova duhet ta korrigjojë në detaje strategjinë e bisedimeve me Serbinë dhe të mos lërë asnjë hapësirë të zbrazët që do t’i hakmerrej në procesin e vazhdimit.

"Prandaj, është e kohës kur duhet të reflektohet. Të kërkohet llogari politike, juridike, penale dhe ekonomike, në mënyrë që të bisedohet. Kosova është shtet dhe nuk ka ku shkon tutje sepse nuk mundet vendi ynë të nënshtrohet dhe të shkatërrohet për interesat kriminale të Serbisë”, tha prof. I së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se i gjithë ky rishikim strategjik duhet bërë në bashkë koordinim me SHBA-të, sepse deri më tani mjaft kemi gabuar dhe nga ato gabime duhet të nxirren mësime.

(Kosova Sot Online)