Haradinaj kalon pasditen në Bjeshkët e Sharrit

  • 22 June 2019 - 18:47
Haradinaj kalon pasditen në Bjeshkët e Sharrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se këtë të shtune e ka kaluar pasditen në Bjeshkët e Sharrit.

“Pasditen e sotme e kalova në Bjeshkët e Sharrit” shkroi ai.

Haradinaj po ashtu shkroi për pamjet mahnitëse të maleve të Kosovës, ku ndër tjera kishte vizituar edhe majën e malit, e cila njihet edhe si Maja e Njeriut.

“Nga Maja e Njeriut mahnitëse pamjet e kësaj pjese të vendit tonë” shkroi kreu i qeverisë.

Haradinaj jo rrallëherë e kalon vikendin duke vizituar bukuritë natyrore të Kosovës. Ai shpeshherë ka publikuar pamje të shëtitjeve të tij në vende të ndryshme malore të Kosovës. 

Image

(Kosova Sot Online)