Kryeministri për Majlinda Kelmendin: Lartësuat flamurin dhe shtetin tonë

  • 22 June 2019 - 19:48
Kryeministri për Majlinda Kelmendin: Lartësuat flamurin dhe shtetin tonë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se shkëlqimi i mbretëreshës së xhudos Majlinda Kelmendit, që fitoi medaljen e artë, dhe Nora Gjakova të argjendtën, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, e rëndit vendin tonë me fuqitë olimpike.

“Shkëlqimi i mbretëreshës së xhudos Majlinda Kelmendit, që fitoi medaljen e artë, dhe Nora Gjakova të argjendtën, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, e rëndit vendin tonë me fuqitë olimpike.” shkroi ai.

Kryeministri gjithashtu shtoi se ekipi i Driton Kukës i ka sjellë nder Kosovës duke e lartësuar flamurin dhe shtetin në çdo vend të botës.

Ekipi i Driton Kukës është shndërruar në emblemë suksesi për Kosovën, duke lartësuar flamurin dhe shtetin tonë në çdo vend të botës. Krenar për nderin që po i sjellin Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


(Kosova Sot Online)