Zhvillimi i teknologjisë, një vrasës i heshtur i psikikës dhe trupit tonë

  • 21 June 2019 - 23:06
Zhvillimi i teknologjisë, një vrasës i heshtur i psikikës dhe trupit tonë

Me zhvillim të teknologjisë në thelb të saj nënkuptojmë, përpos që është tregues se një brez njerëzish kanë avancuar përdallim nga ata të mëparshmit, mundësi për t’i realizuar disa prej nevojave tona që na kushtëzon si natyra ashtu edhe shoqëria ku dhe jetojmë. E këto mjete të cilat i quajmë teknologjike si telefoni, kompjuteri,varillesi, elektriciteti të cilat na mundësojnë kryrjen e shumë prej nevojave me lehtësi, funksionojnë nga një sistem rrjeti valësh të quajtura si “ Valë elektromagnetike “ të cilat japin dhe marrin sinjale zanorepamore. Mirëpo këto vale nuk kanë lidhje me valët që burim e kanë natyrën e si rrjedhojë, ato drejtëpersedrejti ndikojnë në impulse neorotik të trurit dhe muskulor të trupit. Tani njerëzit nevoiat kohë me pare i kryenin duke e përdorur fuqin e cila u buronte nga fiziku, ku vegla i kishin duartë dhe këmbët, me fjalë të tjera, me energjin që u buronte nga muskujt dhe motiv i mbështjell me pavetëdije. Megjithatë sado në përceptimin e pare kjo formë e plotësimit të nevojave, dukej që po e shkatrronte individin ajo në fakt vetëm sa i sillte dobi shëndetit fizik d.m.th sistemit muskular dhe atij psikik. Ata për nga baza nervore ishin me të qetë, kurse gjymtyrët e tyre fizike ishin me të formësuar dhe joshes për sy. Sepse çdo gjë e bënin duke future çdo gjymtyr të trupit të tyre në levizje në bashkëveprim me natyrën ku kjo si rrjedhim, sillte një lodhje e jo strese e agrisivitet, si bazës nervore d.m.th struktures neorotike kështu e dhe sistemit muskularofizik.

Ana pozitive e kësaj lodhjeje ishte se nuk i linte mundësi sistemit neorotik [trurit] të mbushej ose ndikohej me shtytësit e energjisë negative si stresi, rutina,agrisiviteti të cilat burim e kanë valën elektromagnetike , ku pasoj e gjithë kësaj mbushjeje do ishte një shpërthim i kësaj energjie e cila do mbërthente tërsisht trupin edhe mendjen, si rrjdhojë, do të shkaktonte, depresion, krizë me bazë nervore, skizofreni, agrisivitet seksual, kundër familjës dhe shoqërisë, si dhe smundje të ndryshme në sistemin kradiovaskular në trupin e njeriut, shtim të yndyrës në gjak, sheqerit e tjera si këto. Bazuar në shumë prej hulumtuesve të atonimis së fosileve njerëzore të gjetura në kohën tonë. Ata erdhen në përfundim se, njerëzit në antikitetë ishin me të shëndetshëm si në nivelin mendor ashtu edhe në nivelin fizik. Për faktin se ata ishin në një botë të paçimentuar , dhe në ndërveprim të vazhdueshëm me natyrën, domethënë me valet energjitike të cila buronin nga bari i gjelbërt, gjethet e drunjeve dhe uji që rridhte, natyrisht dhe pamja e cila shfaqin kur bashkohën këto elemente të natyrës, e qetë dhe e shendetshme. Megjithatë, sa do që kjo botë në materje të saj ishte ilaq për një mjedis psiki dhe fizik të shëndosh, dhe vazhdon të mbetet, për njerëzit. Ata zunë të mendonin për një ndryshim, e ky ndryshim ishte shpikja dhe perpunimi i disa elementeve që do t’i zëvendësonin me duartë dhe këmbët, ashtu dhe pamjen. Siç ishte guri në fromën e një pllake, deri sa u shpik çementoja dhe së fundi zhavori ose asfalti. Mandej shpiken elektricitetin, telefonin, kompjuterin, makinën me veprim motorik, avionin, televizorin, radion.

Të gjitha këto u kuptuan si zhvillim teknologjik ku mjetë për funksionimin e tyre është vala elektromagnetik duke e përjashtua mjetin me veprim metorik ose makina dhe avionin. Pasiqë u zbulua dobia e tyre për të kryer një veprim faktori njeri, në kohë me të shpejt dhe me të saktë, pa i futur në funksion gjymtyrët trupore të cilët i kuptonin si vegla për kryrje të punës. Punë kjo e cila u sillte më shumë ndjesi mundim sesa zhvillimi. Megjithatë, si do që të jetë, faktet dhe koha tregoi se njerëzit në shekuj u kanë dhënë dhe vazhdojnë t’ju japin rëdësi të dorës së pare dhe përpasi. Pavarsisht se ato në heshtje ua kanë shkatërruar jetesën kualitative dhe po vazhdojnë t’ua shkatërroi. Mbase edhe kanë të drejtë pse u japin përpasi, për faktin se ndodhemi në një kohë dhe pozitë gjeografke ku dhe gjallojmë që janë të lakmueshëme për vetë kënaqësi.

Mirëpo ndonëse, një pjesë e konsiderueshme njerëzish nuk e kuptojnë se një pjesë e këtyre mjeteve të klasifikuara si pjesë e teknolgjisë janë duke i larguar nga valet ose burimi natyrorë prej nga edhe e kanë origjinën si specie njerëzore. Burim ky i cili i ushqente me një shëndetë fizikoshpirtëroromental të ekuilibruar, të qëndrueshëm dhe rezistues ndaj cfarëdollojë infeksioni virusal. Fare pa kuptuar njerëzit se prej nga është duke u ardhur kjo ndjesi dobësimi, sëmundje të quajtura si—X që për shkencën mjeksore janë të panjohura. Si përfundim nëse doni të jetoni 50% gjatë jetës shëndetshëm, përpiquni t’i gjeni valët ose origjinen e humbur dhe të qetë. Vendi ku ti mund ta gjesh atë është natyra , kurse gjurmimi për gjetjen janë këmbët dhe duartë. ‘’Bëhu një me natyrën ‘’. Shkruar nga Labinot Beka


(Kosova Sot Online)