Akuza të rënda për Blerim Devollin: Ja pse duhet të burgoset bashkë me bandën e tij

  • 23 June 2019 - 07:40
Akuza të rënda për Blerim Devollin: Ja pse duhet të burgoset bashkë me bandën e tij

“Tashmë u vërtetua ajo që kemi thënë se këta qëllimisht dhe me planet serbe kanë punuar për të shkatërruar PTK-ën, Telekomin dhe pastaj për të gllabëruar vetë ata dhe se si t´i lënë punëtorët në rrugë ose t´i mbajnë si skllevër”, theksoi analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”

Mafio-oligarku, Blerim Devolli i demaskua keq në raportimin e tij para Komisionit Hetimor për skandalin dhe gjendjen në PTK. E duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Reshat Badallaj e ka lavdëruar komisionin hetimor të Kuvendit të Kosovës për punën publike që ka bërë. Sipas Badallajt, pronari i Z- Mobile, Blerim Devolli është bërë kacer për dhe po e shkatërron Telekomin e Kosovës.

Image

Më tej, Badallaj thotë se ai e ka dituar kaherë kush është Blerim Devolli, dhe e ka thënë atë.

“Por gjatë raportimit në komision, më në fund dolën edhe zyrtarisht hajnitë, krimet e bandës serbiane Devolli që kanë bërë kundër shtetit, kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, që vodhën,plaçkitën pa pikë mëshire djersën dhe yndyrën e njerëzimit, sepse ato u deklaruan nga vetë Blerim devolli gjatë marrjes në pyetje nga deputetët. Prandaj vendi më meritor për Blerim Devollin është pushimi në burg”, shprehet Badallaj.

“Është ditur se kjo bandë mafioze në krye me kryebanditët me gjak serbi, krye mafiozët oligarkë Devolli nuk kanë njohur as ligje, as Kushtetutë dhe as shtet, nuk kanë njohur dhe kurrë nuk kanë respektuar njeriun pos hajnisë dhe pasurisë se jashtëligjshme që e kanë krijuar me para tejet të pista. Dhe, mu për këtë që moti është kërkuar që këta krye banditë të bandës serbiane urgjentisht të burgosen sepse shpëtohej Kosova, shpëtohet buxheti i saj, shpëtohet ekonomia e vendit dhe shpëtohet djersa e qytetarit që thithej nga këta gjakpirës ”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pyetjet e bëra dhe përgjigjet e dhëna për situatën në Telekom, e nxorën në sipërfaqe gjithë skenarin kriminal për ta shkatërruar atë.

“Prandaj shpëtimi është te burgosja e Blerim Devollit dhe te konfiskimi i pasurisë së tij. Tashmë u vërtetua ajo që kemi thënë se këta qëllimisht dhe me planet serbe kanë punuar për të shkatërruar PTK-ën, Telekomin dhe pastaj për të gllabëruar vetë ata dhe se si t´i lënë punëtorët në rrugë ose t´i mbajnë si skllevër”, theksoi “Badallaj për Kosova Sot Online”.

Për më tepër, Badallaj thotë se Blerim Devolli u zbulua aty edhe për krimin që bënë me prodhimet ushqimore.

“Kjo bandë vrastare dhe kriminale veproi edhe për t´i vrarë të gjithë shqiptarët më ngadalë me mallra qensh e derrash dhe që u vërtetua nga dy komisionet shtetëror. Pra, këta racistë, këta hajna as që u akuzuan për vrasje me dashje në mas kundër popullatës shqiptare, përkundrazi kryebanditët, krye hajnat, krye kriminelët u ndihmuan nga ata të majave të shtetit prandaj nuk u akuzuan dhe nuk u burgosën nga puthadorët nga sahanlëpirësit e atyre që ju kanë shërbyer deri dje”, përfundoi, analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ana tjetër e medaljes së zbuluar në komisioni, e që do të duhej I shërbente prokurorisë për arrest, është edhe lidhja me Shpend Ahmetin. “Komisioni zbuloi edhe për Shpend hajnin apo Shpend jahtin se cilat ishin lidhjet dhe dallaveret me këta hajna dhe këta racistë dhe që i shikoni se si akoma janë në liri, nuk janë burgosur dhe as që ju konfiskua pasuria pa djersë e haram. E për të dëshmuar se në Kosovë vërtetë ka sistem gjyqësor atëherë do të duhej sa më parë të burgosën këta krye mafiozë të bandës me gjak serbi Devolli që qëllimisht e shkatërruan vendin duke e vjedhur deri në palcë”, përfundoi Badallaj për ”Kosova sot Online”.

(Kosova Sot Online)