“Babai më vuri duart në fyt”, 18-vjeçari kërkon këshilla për të bindur prindërit për homoseksualitetin

  • 23 June 2019 - 08:39
“Babai më vuri duart në fyt”, 18-vjeçari kërkon këshilla për të bindur prindërit për homoseksualitetin

Një adoleshent është tepër i dëshpëruar sepse prindërit e tij nuk ia mirëkuptojnë prirjet seksuale. Në letrën e shkruar për psikologen Deidre, ai rrëfeu se ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike nga babai vetëm për të mohuar faktin që është homoseksual.

Letra: Kohët e fundit, babai im më shtyu në mur dhe më vuri duart në fyt duke më kërkuar që të mohoj se jam homoseksual.

Unë jam 17 vjec. E kam kuptuar që jam homoseksual që kur isha 14 vjec. I thashë nënës time. Më pas ajo i tregoi babait dhe nuk më folën për disa javë.

Pastaj, babai u bë i dhunshëm ndaj meje. Sulmet e tij më kanë detyruar që të mbyllem në dollap. Kam patur disa lidhje por përfunduan sepse duhet ti mbaja të fshehura nga prindërit e mi.

Nuk kam më energji që të mohoj seksualitetin tim. Dua ti tregoj familjes time homofobike të vërtetën por nuk di si.

Deidre: Sa të pamëshirshëm. Kam frikë se bullizmi bëhet nga ata që janë të pasigurt në veten e tyre. Ti nuk duhet të ndihesh i izoluar.

(Kosova Sot Online)