SHBA me sulm kibernetik ndaj Iranit

  • 23 June 2019 - 11:07
SHBA me sulm kibernetik ndaj Iranit

SHBA-të kanë nisur një sulm kibernetik ndaj sistemeve të armëve iraniane ditën e enjte, pasi Presidenti Trump u tërhoq nga sulmet ajrore në këtë vend, thuhet në raportet e Shtetit Amerikan.

Sulmi kibernetik paaftësoi sistemet kompjutetike që kontrollojnë hedhësit e raketat dhe raketave, thuhet në Washington Post.

Këto veprime vijnë si hakmarrje për rrëzimin e një droni amerikan si dhe për sulmet ndaj tankeve të naftës për të cilat SHBA-të e kanë fajësuar Iranin, thuhet në New York Times.

Nuk ka konfirmim të pavarur të dëmeve ndaj sistemeve iraniane.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë shqiptuar sanksione që Presidenti Trump i përshkroi si “të mëdha”.

Ai tha se sanksionet ishin të nevojshme për të parandaluar Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe presioni ekonomik do të mbahet, përveç nëse Teherani ndryshoi kursin.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit janë rritur që kur SHBA-të vitin e kaluar u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet, duke nxitur destabilitet ekonomik në Iran.

Javën e kaluar, Irani tha se do të tejkalonte kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht në programin e saj bërthamor.

(Kosova Sot Online)