Deputeti gjerman fajëson BE-në për dështimin e Samitit të Parisit

  • 23 June 2019 - 11:36
Deputeti gjerman fajëson BE-në për dështimin e Samitit të Parisit

Shtyerja e Samitit të Parisit është një mesazh i keq për dialogun.

Kështu po cilëson deputeti gjerman, pjesë e partisë “Alternativa për Gjermanin", Jens Kester.

Sipas tij, shtyerja e dialogut mes Prishtinës e Beogradit tregon mungesë të kompetencës nga BE-ja për zgjidhjen e problemit.

“Shtyerja e dialogut Kosovë- Serbi tregon mungesë competence nga Bashkimi Evropian. Lojtarë në gjithë këtë janë edhe SHBA-të dhe Rusia të cilat kanë disa interese. Evropa mund të sugjerojë një zgjidhje, por ajo duhet të gjendet mes serbëve dhe shqiptarëve, nga negociatat”, thotë Kester.

“Nëse delimitimi i kufirit është i mundshëm, atëherë Kosova dhe Serbia duhet ta qartësojnë këtë, por kjo duhet të mbështetet nga njerëzit”, tha tutje ai për Radiotelevizionin e Serbisë.

Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në gjithë këtë proces ka përkrahje shumë të madhe nga fuqitë e mëdha dhe nga një pjesë e madhe e Evropës.

(Kosova Sot Online)