“I kam thënë Ilir Metës ndalo kafen turke tyre në shtëpinë tënde”- Rama: Këtë herë nuk ka më karamele për Lulin

  • 23 June 2019 - 11:47
“I kam thënë Ilir Metës ndalo kafen turke tyre në shtëpinë tënde”- Rama: Këtë herë nuk ka më karamele për Lulin

Kryeministri Edi Rama ndalet sërish tek “falli dhe filxhani” me banorët e Përmetit, duke thënë se deri më 30 qershor, katërshja e politikanëve të opozitës nuk duhet të konsumojnë kafe turke.

Rama thotë se gjithçka që po ndodh bëhet qëllimisht që vendi të mos përfitojë hapjen e negociatave.

Rama: Me kë do të hapësh faqe të re? Me Saliun, Ilir Metën apo me Monikën më fal me fallxhoren. Këtë herë nuk ka më karamele për Lulin. Thonë se do të kthehet viti 1997. Pse do të bëhet qiameti? Kujt i janë djegur kursimet? Me ata që ishin fshehur tek kthesa me Tritanin? Ata do e sjellin qiametim. Apo ata në Shkodër, që u përbetuan që Shkodra nuk lejon të hyjë Edi Rama dhe patë se si u katandisën me zonjën molotov atje. Kiameti është në kokën e tyre sepse ata janë shumë të shqetësuar.

Ia kam thënë publikisht Ilir Metës që në qoftë se ke hallin e qiametit, ndalo blerjen e kafes turke në shtëpinë tënde. Monika të mos blejë kafe turke deri më datë 30.

Të ndalohet pirja e kafes turke për Ilir Metën, Sali Berishën, Lulin dhe ajo vetë.

Nëse këta nuk pinë kafe turke më datë 30 dhe nuk kanë filxhan për të parë, edhe Tritani vetë nuk është aty.

Që ta mbyll. Pse ndodh kjo? Për shkak se Shqipëria është gati të hapë negociatat. E para duan të marrin peng zgjedhjet dhe e dyta ta bëjnë Shqipërinë zhele në sytë e Evropës.

Ata bërtasin sepse duan të t’i ulërasin frikës së tyre. Kemi bërë edhe ne gabimet tona, kemi edhe ne kusuret. Kemi bërë shumë punë, por jo të gjitha punët i kemi bërë mirë. Ka pasur edhe shumë punë që nuk duhet t’i kishim bërë. Më të mirë se ne nuk ka.

(Kosova Sot Online)