Sot mbahen zgjedhjet për Stambollin, test për demokracinë dhe Erdoganin

  • 23 June 2019 - 11:51
Sot mbahen zgjedhjet për Stambollin, test për demokracinë dhe Erdoganin

Stambolli sot do të përsërisë zgjedhjet për kryetar të Stambollit. Qyteti e votoi Ekrem Imamoglun i cili përfaqësonte Partinë Republikane, por Këshilli Suprem Zgjedhor anuloi votimin pasi që partia e presidentit Rexhep Taip Erdogan dërgoi ankesë për parregullsi.

Imamoglu fitoi zgjedhjet në Stamboll me një diferencë prej 24.000 vota në qytetin i cili ka rreth 10 milionë votues. 18 ditë pasi që Imamoglu morri karrigen e kryetarit, ai u detyrua të largohet dhe të zëvendësohet me kryetarin e vjetër deri sa të mbahen votimet e reja.

Dy kandidatët e kësaj të diele janë Binal Yildirim nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, dhe Ekrem Imamoglu nga Partia Popullore Republikane, raporton Euronews.

Yildirim shërbeu edhe si kryeministër i vendit, deri sa vendi u transformua tërësisht në sistem presidencial. Ai gjithashtu ka mbështetje edhe nga partia ultra-nacionaliste, MHP. Yildirim premtoi zgjidhjen e trafikut për qytetarët e Stambollit.

Imamoglu më parë ka qenë kryetar i Stambollit. Ai mbështetet edhe nga partia pro-kurde, HDP, nga partia islamike SP dhe nga Partia e Mira, një tjetër parti ultra-nacionaliste e cila u formua nga ish-anëtarët e MHP-së. Imamoglu tha se ai do të jetë më transparent dhe më i përgjegjshëm për shpenzimet.

Nga viti 1994 deri në vitin 1998, Erdogan ishte kryetar i Stambollit. Erdogan kishte thënë se partia që e udhëheqë Stambollin, e udhëheqë edhe Turqinë.

Këto zgjedhje janë konsideruar test për mbështetjen që Erdogani e ka në popull. Rreth 20% e qytetarëve të Turqisë jetojnë në Stamboll. 

(Kosova Sot Online)