Makina u kthye në hekurishte- Vdes tragjikisht shqiptari, plagoset rëndë një tjetër. Dalin detajet e para

  • 23 June 2019 - 13:06
Makina u kthye në hekurishte- Vdes tragjikisht shqiptari, plagoset rëndë një tjetër. Dalin detajet e para

Një aksident tragjik i ka marrë jetën mëngjesit të sotëm një 40 vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e Sarakina në Trikala.

Makina me të cilën udhëtonte shqiptari është përplasur me një shpejtësi të fortë me një shtyllë ndriçimi, duke u shkatërruar plotësisht. Makina është thyer në një grumbull hekurishtesh, shkruajnë mediat greke si Tanea.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëses. Këta të fundit, nxorën nga mjeti një të plagosur, gjithashtu shqiptar 40 vjeçar.

Ai është transportuar për në spitalin e Trikalas. Gjithashtu, edhe i ndjeri është shoqëruar për në morg me ambulancë për t’iu nënshtruar procedurave ligjore të rastit.

(Kosova Sot Online)