Paralajmërimi i rëndë: Kosova oazë krimi për vëllezërit Devolli

  • 23 June 2019 - 13:13
Paralajmërimi i rëndë: Kosova oazë krimi për vëllezërit Devolli

“Ky reagim i ambasadorit gjerman Heldt por edhe të disa OJQ-ve vendore, presioni i tyre mund të arrijë deri aty që të liberalizohet tregu i homologimit, por jo edhe fundin e shpejtë, mbase edhe të pritur e të merituar të oligarkëve Devolli, për arsye të mungesës së shtetit funksional, ku institucionet gjegjëse do të duhej të fillonin hetimet ndaj oligarkëve "Devolli" dhe politikanëve të fuqishëm të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushte apo partner në gjithë veprimtarinë e Korporatës "Devolli", tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë mendojnë se vetëm falë presionit të fuqishëm ndërkombëtar të cilit po i nënshtrohet ekzekutivi i vendit ditëve të fundit, nuk do të shkojë shumë gjatë dhe qeveria do të detyrohet që me një vendim ta ndërpres monopolin e vëllezërve Devolli sa i takon homologimit, ku së fundi janë ngritur kundër tyre edhe një numër i konsideruar OJQ-ve.

Image

 

Analisti politik, Nexhat Haziri tha për “Kosova Sot Online” se kritikat që së fundi që erdhën edhe nga faktori ndërkombëtar, gjegjësisht nga Gjermania përmes ambasadorit Christian Heldt për monopolin ne homologim nga kompania "Devolli", vërteton katërçipërisht atë që mediet e kanë alarmuar për vite të tëra dhe tani atyre, pra ndërkombëtarëve, ju është shterur durimi dhe po e kërkojnë me ngulëm fundin e këtij monopoli.

“Po duket se edhe te ndërkombëtarët është shterur durimi me oligarkinë e prodhuar nga një bashkëpunim mafioz ndërmjet biznesmenëve të dyshimtë dhe politikanëve të inkriminuar, oligarki kjo që ka ndikuar dhe diktuar jo vetëm rregullat e të bërit biznes në Kosovë, por ka ndikuar edhe në aspektin politik.

Ky reagim i ambasadorit gjerman Heldt por edhe të disa OJQ-ve vendore, presioni i tyre mund të arrijë deri aty që të liberalizohet tregu i homologimit, por jo edhe fundin e shpejtë, mbase edhe të pritur e të merituar të oligarkëve Devolli, për arsye të mungesës së shtetit funksional, ku institucionet gjegjëse do të duhej të fillonin hetimet ndaj oligarkëve "Devolli" dhe politikanëve të fuqishëm të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushte apo partner në gjithë veprimtarinë e Korporatës "Devolli"”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Haziri, për të pasur një shtet të qëndrueshëm të së drejtës që lufton të gjitha dukuritë negative, politika korruptive duhet të liron institucionet që ka kapur dhe vetëm atëherë mundë të merren vendime të drejta dhe të shpejta.

“Pra deri sa politikanët e korruptuar mbajnë pozitat më të larta në vend, Kosova do të vazhdoj të jetë oazë për oligarkike e tipit rus siç janë vëllezërit Devolli dhe fundi i tyre nuk do të mundë të vij aq lehtë dhe me aq shpejtësi”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)