Vidhen paratë e xhamisë në Koretin të Kamenicës

  • 23 June 2019 - 13:44
Vidhen paratë e xhamisë në Koretin të Kamenicës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë ditës së shtune, një person ka hyrë në xhaminë e fshatit Koretin, ku aty ka vjedhur paratë nga kasaforta. Ende nuk dihet se kush e ka bërë vjedhjen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Organet e rendit kishin pranuar gjatë ditës së djeshme telefonatën, se paratë e xhamisë së fshatit ishin vjedhur, por tashmë ishte shumë vonë, për shkak se hajni kishe ikur e paratë i kishte me vete.

Shuma e parave të vjedhura ende nuk duhet, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rastin janë duke e hetuar, njofton policia e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)