Një valë të nxehti pritet të godasë Evropën javën e ardhshme. Mësoni sa do të zgjasë dhe detaje të tjera

  • 23 June 2019 - 13:59
Një valë të nxehti pritet të godasë Evropën javën e ardhshme. Mësoni sa do të zgjasë dhe detaje të tjera

Një valë të nxehti do të prekë pjesën më të madhe të Evropës gjatë javës së ardhshme. Duke nisur nga e hëna mund të shihet anticikloni i madh afrikan që pushton pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore.

Vala e të nxehtit vjen si rezultat i një stuhia në Oqeanin Atlantik që shkakton presion në të lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore”, e cila do të “tërheqë ajër shumë të nxehtë nga Afrika veriore për në të gjithë Evropën“, parashikon Accuweather.

Spanja ka ndjerë valën e parë të nxehtësisë “intensive” gjatë fundjavës dhe temperaturat e larta pritet të përhapen në Francë, Gjermani, Belgjikë, Republikën Çeke, Zvicër dhe Itali.

Rrymat ajrore të nxehta që kalojnë mbi Mesdhe marrin me vete lagështinë e ajrit, duke e bërë edhe më të padurueshëm të nxehtin. Të premten, temperaturat do të arrijnë 42 gradë në Luginën e lumit PO në Itali.

Vala e nxehtësisë mund të zgjasë deri në fillim të korrikut, parashikoi Accuweather.

“Edhe pse e shkurtër, kjo valë e nxehtësisë mund të jetë e jashtëzakonshme me intensitetin e saj,” tha Meteo-France.

Ministria Franceze e Shëndetësisë këshilloi që hapësira të freskëta publike si parqe dhe kopshte të mbeten të hapura për njerëzit e varfër dhe të pastrehët, ndërsa të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara duhet të regjistrohen me autoritetet lokale për të marrë mbështetje.

Në Twitter, shërbimi meteorologjik i Gjermanisë, Deutscher Wetterdienst, paralajmëroi se një valë të nxehti “ekstrem” do të arrijë nesër në Gjermani, duke arritur pikën kulminante të mërkurën ose të enjten.

Vala e të nxehtit që preku Evropën vitin e shkuar, rezultoi me vdekje të shumta në Spanjë dhe Portugali si dhe thatësirë në Gjermani dhe Suedi.

Kontinenti e përjetoi gushtin e tij më të nxehtë në të njëjtin vit, sipas Qendrës Evropiane për Parashikimet.

Iniciativa e Atributit Botëror të Motit e lidh valën e nxehtësisë me ndryshimet klimatike, duke theksuar se gjatat për temperatura të tilla do të rriten edhe në të ardhmen.  Viti i kaluar ishte viti i katërt më i nxehtë në botë.

(Kosova Sot Online)