Pejanët i qërojnë hesapet me thika, një person përfundon në spital

  • 23 June 2019 - 14:11
Pejanët i qërojnë hesapet me thika, një person përfundon në spital

Një fjalosje në mes tre personave në Pejë ka përfunduar me therje me thikë, ku si pasojë e kësaj një person është lënduar rëndë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku të dyshuarit pas një fjalosjeje e kanë goditur me thikë viktimën i cili ka pësuar plagë trupore.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe i njëjti sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)