“Shpërthen’ analisti” Mjaft me dështime, Shpend Ahmeti të largohet përfundimisht

  • 23 June 2019 - 15:01
“Shpërthen’ analisti” Mjaft me dështime, Shpend Ahmeti të largohet përfundimisht

“ Pas rikonfirmimit të këtyre dështimeve, për këtë arsye të pa kontestueshme, ai edhe duhet te largohet nga pozita e kryetarit apo të jap vetë dorëheqje”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit të auditimit për Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmetit i kanë tepruar plotë 23.3 milionë euro nga viti 2018, kurse ka realizuar vetëm 43 për qind të mjeteve për investime kapitale. E kjo sipas analistit politik, Gani Qarri, është një dështim i radhës nga Shpend Ahmeti që tregon më së miri se Prishtinës nuk i duhet një kryetar i tillë dhe se shpëtimi i thellimit të degradimit të mëtejmë të Prishtinës do të ishte largimi i Ahmetit nga pozita e kryetarit.

Image

 

“Siç bënë me dije raporti i përgjithshëm i auditimit, Komunës së Prishtinës vetëm gjatë vitit 2018 i kanë tepruar plotë 23.3 milionë euro që donë të thotë se kjo Komune ka realizuar vetëm 43 për qind të mjeteve për investime kapitale. Befasia qe kësaj komune ti teprojnë 23 milionë euro, bëhet edhe më e madhe, kur kihet parasysh fakti se në anën tjetër kryeqyteti ka degraduar pothuajse në çdo sferë të jetës dhe zhvillimit. Ndaj ky raport kritik, me plotë të gjetura për dështime, është edhe një dështim e radhës e dështimit të plotë të Shpend Ahmetit në menaxhimin e buxhetit të Komunës si dhe në udhëheqjen e kryeqytetit. Pas rikonfirmimit të këtyre dështimeve, për këtë arsye të pa kontestueshme, ai edhe duhet te largohet nga pozita e kryetarit apo të jap vetë dorëheqje”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

“ Është e pakuptueshme se edhe sa dështime me radhë duhet te ndodhin atij, që Shpend Ahmeti përfundimisht te largohet nga pozita e pamerituar e të parit të kryeqytetit”, përfundon Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )