Interpol dhe Europol operacion në 70 vende të botës. Çfarë u sekuestrua në Shqipëri. 9 të arrestuar

  • 23 June 2019 - 15:15
Interpol dhe Europol operacion në 70 vende të botës. Çfarë u sekuestrua në Shqipëri. 9 të arrestuar

Interpol dhe Europol po zhvillojnë një operacion të gjerë në 70 vende të botës i koduar “OPSON8”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarde dhe të falsifikuara.

Policia e Shtetit, thotë se nëpërmjet këtij operacioni të zhvilluar edhe në Shqipëri, janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti si dhe janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte.

Gjithashtu proceduar penalisht 22 persona, janë arrestuar në flagrancë 9 të tjerë dhe një është shpallur në kërkim.

30 subjekte janë proceduar penalisht për një sërë veprash ndërsa janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë.

Më konkretisht janë sekuestruar: Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD.

(Kosova Sot Online)