Nga smogu i qytetit, në smogun e detit! Re të zeza tymi në plazhin e Jalës

  • 23 June 2019 - 15:19
Nga smogu i qytetit, në smogun e detit! Re të zeza tymi në plazhin e Jalës

Një video vërtet shqetësuese na ka mbërritur nga Jala!

Një turist që ka shkuar për t’u relaksuar nga zhurma dhe smogu i kryeqytetit, e ka gjetur veten në smogun e detit!

Kjo anije që lundron me shpejtësi për të argëtuar turistë të ndryshëm, duket qartazi që po ndot ambientin me shtëllungat e tymit që lëshon nga pas!

Nuk e dimë nëse autoritetet janë në dijeni të kësaj, por edhe nëse nuk janë, kjo është një provë e mjaftueshme se përpos tymit dhe ndotjes së ambientit, nuk ka asgjë të mirë nga kjo anije që shëtit turistët!

(Kosova Sot Online)