Trump i dërgon letër, Kim Jong: Do ta lexoj me kujdes

  • 24 June 2019 - 07:56
Trump i dërgon letër, Kim Jong: Do ta lexoj me kujdes

‘Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori një letër personale nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe tha se do ta shikojë me kujdes përmbajtjen e saj’ njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Në një raport të botuar mëngjesin e kësaj të diele në Azi, KCNA nuk dha detaje mbi letrën, por tha se Kim e përshkroi atë si ‘me një përmbajtje të shkëlqyer’.

‘Kim Jong Un tha se ai do të mendonte seriozisht përmbajtjen interesante,’  thhet në raport. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Bisedimet e SHBA-së të Koresë së Veriut kanë ngecur që nga një samit i dështuar në shkurt midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në Hanoi të Vietnamit.

Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk kishin parakushte për bisedime të reja, por se përparimi do të kërkonte hapa domethënëse dhe të verifikueshme të Koresë së Veriut për të braktisur programin e saj të armëve bërthamore. Trump pritet të vizitojë Korenë e Jugut javën e ardhshme për takimet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, pas pjesëmarrjes në takimet e G20 në Japoni.

(Kosova Sot Online)