Gjendet trupi i pajetë i të riut që u zhduk dje në plazhin e Durrësit

  • 24 June 2019 - 08:11
Gjendet trupi i pajetë i të riut që u zhduk dje në plazhin e Durrësit

Gjendet i mbytur 31-vjeçari nga Skrapari, qe nje dite me pare humbi kontaktet me miqtë, nderkohe qe ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit.

Media  raporton se trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.

Denoncimin në polici e kanë bërë shokët që shoqëronin 31 vjeçarin, Doland Molla, banues në Skrapar, të cilët pasi nuk po e gjenin të riun, kanë njoftuar policinë lokale

Policia është vëne në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë atë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 23.06.2019, rreth orës 15:07, në lagjen Nr.1,Durrës,shtetasi D.M.,31 vjeç, banues në Skrapar, dyshohet të jetë mbytur në det.

Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht në gjetjen e këtij shtetasi.

(Kosova Sot Online)