‘Status quoja ngadalëson zhvillimet politike të Serbisë dhe Kosovës’

  • 24 June 2019 - 08:55
‘Status quoja ngadalëson zhvillimet politike të Serbisë dhe Kosovës’

Ministrja e jashtme norvegjeze, Ine Eriksen Soreide beson se status quoja ngadalëson gjithashtu Serbinë dhe Kosovën, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.

“Norvegjia mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shpresoj sinqerisht se bisedimet që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve së shpejti do të rivendosen”, tha shefja e diplomacisë norvegjeze për gazetën serbe “Politika”.

(Kosova Sot Online)