Gjykatësi suedez i UNMIK-ut: Amerikanët fshehin krimet e shqiptarëve

  • 24 June 2019 - 08:59
Gjykatësi suedez i UNMIK-ut: Amerikanët fshehin krimet e shqiptarëve

Gjykatësi i parë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar se amerikanët kanë ndikuar në atë që krimet e shqiptarëve të fshehen

Karpmahar, gjykatës i cili është emëruar si ndarësi i parë i drejtësisë në Kosovë në vitin 1999, para ca kohe në Suedi ka botuar librin “Gjykatësi në vendin pa ligj”, në të cilin ka shkruar për punën e tij nga viti 1999 deri më 2011.

Sipas tij, në rastet e mëdha të tentimit të procesuimit të shqiptarëve për krime, sipas rregullit janë paraqitur “lojtarët kryesorë në Kosovës – amerikanët, të cilët kanë ndikuar që krimet të fshihen, ndërsa vrasësit të lirohen”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.

Gjykatësi suedez ka hetuar rastin e sulmit në autobusin e “Nis-ekspresit” afër Podujevë, në shkurt të vitit 2001, kur janë vrarë 12, ndërsa plagosur 43 serbë. Të dyshuarin kryesor për këtë sulm, Florim Ejupin menjëherë e ka arrestuar policia e UNMIK-ut dhe atë në bazë të gjurmëve të ADN-së.

“Mirëpo, për shkaqe të panjohura për mua, në vend që ta presë hetimin në paraburgimin e UNMIK-ut, KFOR-i amerikan e na çuar në ‘Bondsteel’, prej kah gjoja u ka ikur. Nuk e di si ka ikur, por kam dëgjuar se e ka trajnuar CIA, ndërsa informatat për të i kam marrë në vitin 2012, se jeton i qetë në Podujevë”, ka thënë ndër tjera ai.

(Kosova Sot Online )