731 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

  • 24 June 2019 - 09:26
731 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

731 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës 
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë vikendit që lamë pas 731 pacientë janë trajtuar si raste emergjente, derisa 54 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas raportit të këtij Spitali, janë kryer 18 operacione, ndërsa kanë qenë 15 lindje, 10 nga këto normale dhe 5 me prerje cezariane.

“Kanë lindur 15 foshnje dhe sa i përket gjinisë 6 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 9 të gjinisë mashkullore. Analiza kanë kryer 416 pacientë që në total kanë bërë 8,185 analiza”, shkruhet në një raport të publikuar në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

(Kosova Sot Online)