Deputetët e LDK-së takohen me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian

  • 24 June 2019 - 09:55
Deputetët e LDK-së takohen me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për takimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmanit me Zëvendëspresidentit e PE-së, Rainer Wieland dhe 20 përfaqësuesve senior të CDU-së.

Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi z. Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. 

Në fund të takimit z. Wieland falënderoj Hotin për takimin si dhe theksoj edhe një herë se LDK mbetet partneri më kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit tonë.

(Kosova Sot Online)