Haradinaj godet sërish, këndon këngën e tij të preferuar

  • 24 June 2019 - 10:26
Haradinaj godet sërish, këndon këngën e tij të preferuar

Kryeministri ia thotë këngës Pasioni i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për këndim tashmë nuk është i fshehur, pasi që janë bërë të shpeshta rastet kur ai ia thotë këngës. Së fundmi Haradinaj ka kënduar edhe njëherë këngën “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”, por kësaj here i shoqëruar edhe me orkestër.

Këtë i pari i Qeverisë e ka bërë gjatë një takimi që pati dje me Harry Bajraktarin, i cili sipas Haradinajt është njëri ndër njerëzit më meritor të Kosovës, pasi që ka bërë shumë për të drejtën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe fuqizimin e miqësisë në mes të shqiptarëve e amerikanëve.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe rep-artisti shumë i njohur shqiptar, Klepto, i cili nuk hezitoi që në rrjetet sociale të publikonte momente nga ky takim. Në disa video të publikuara nga rep-artisti shihet  kryeministri Haradinaj, duke kënduar këngën “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”, të cilin e shoqëron orkestra.

 

(Kosova Sot Online)