I nxehti afrikan pushton Europën, po si do të jetë moti në Shqipëri!

  • 24 qershor 2019 - 10:34
I nxehti afrikan pushton Europën, po si do të jetë moti në Shqipëri!

Ditën e djeshme u dha alarmi për rritje temperaturash në vlera ekstreme në Europë.

Specialistët e motit paralajmëronin për një valë të nxehti me vlera maksimale deri në 38 gradë celsius.

Ndërkohë në Shqipëri, moti do të jetë më i qëndrueshëm këtë fillim jave.

RESHJET

Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT

Këtë të hënë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 21 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 27 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online)