Aeroplanët e ushtrisë ruse sot fluturojnë mbi Amerikë
Një grup avionësh ushtarakë rusë sot do të kryejnë fluturime vëzhgimi mbi territorin e SHBA’së, të cilat pritet të vazhdojnë deri më datën 29 qershor
Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, fluturimet do të kryhen me aeroplanët 154MLK-1 të Rusisë, nga aeroporti i Qiellit të Hapur në Great Falls, me një gamë maksimale 530 kilometra.
Përveç në SHBA, vëzhgimi do të kryhet edhe në Suedi, nga i njëjti destinacion deri në Uppasala.
Rrugët janë koordinuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Suedinë, ndërsa ekspertët e të dy vendeve do të kontrollojnë përdorimin e pajisjeve të mbikqyrjës dhe pajtueshmërineë me traktatin.
Veç kësaj, një mision francezo-gjerman planifikon të kryejë një fluturim vëzhgimi mbi territorin rus që nga data 24 deri më 28 qershor.
(Kosova Sot Online)