Irani kërcënon Amerikën: Do të rrëzojmë edhe më shumë dronë

  • 24 June 2019 - 10:55
Irani kërcënon Amerikën: Do të rrëzojmë edhe më shumë dronë

Shefi i flotës detare të Iranit ka thënë se Tehrani është në gjendje të rrëzojë edhe më shumë dronë spiunë të Amerikës, sikur ai që e rrëzuan javën e kaluar.

Paralajmërimi i admiralit Hossein Khanzadi erdhi gjatë një takimi me një grup zyrtarësh të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Tasnim citoi Khanzadin duke thënë se Irani gjithmonë mund të “dërgojë një tjetër përgjigje dërrmuese… dhe armiku e di këtë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, javën e kaluar dha urdhrin për sulm ushtarak ndaj Iranit dhe e tërhoqi atë, pasi iranianët rrëzuan një dron amerikan, që ka vlerën e 100 milionë dollarëve.

Irani thotë se droni cenoi hapësirën e tyre ajrore, të cilën SHBA e mohon.

(Kosova Sot Online)