Ja kush e thotë: Me rënien e “mbretërisë” Devolli marrin fund edhe këta politikanë...

  • 24 June 2019 - 14:24
Ja kush e thotë: Me rënien e “mbretërisë” Devolli marrin fund edhe këta politikanë...

”Mund të them lirisht për këtë se më në fund do të dorëzohen edhe politikanët kosovarë, të cilët kanë marrë nën mbrojtje Devollët, pasi që siç dihet, këta të fundit, ua lagen fytin të gjithëve! Dihet mirëfilli se pushtetarët e Kosovës, politikan të të gjitha partive pa dallim”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Bislim Aliu ka thënë se tani kur Kosova është në një proces të ashpër të mbikëqyrjes nga faktori ndërkombëtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe zbatimin e MSA-së. Sipas tij, edhe monopolit të Devollëve për homologimin e veturave duhet t’i jepet fund, pasi sipas tij homologimi po dëshmohet që ka qenë një abuzim i dekadës në Qeverinë e Kosovës.

Image
Bislim Aliu

“Dallavereve gjithmonë dikur ju vjen fundi, kështu që edhe vëllezërve Devolli po ju vjen ky fund në bizneset që ata kanë pasur monopolin e garantuar nga politika. Këtë besim e kam duke u bazuar në thirrjet dhe veprimin që do të detyrohen të ndërmarrin tani të gjitha institucionet përkatëse, ato politike dhe të drejtësisë, pas thirrjeve dhe kritikave të ndërkombëtarëve për monopolin në homologim, por edhe disa OJQ janë që ngritur kundër këtyre”, tha analisti Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, më rënien e “mbretërisë “ Devolli marrin fund edhe politikanët e inkriminuar të lidhur me biznese të tilla. 

“Mundë të them lirisht për këtë, se më në fund do të dorëzohen edhe politikanët kosovarë, të cilët kanë marrë nën mbrojtje Devollët, pasi që siç dihet, këta të fundit, ua lagen fytin të gjithëve! Dihet mirëfilli se pushtetarët e Kosovës, politikan të të gjitha partive pa dallim, shumë më përpara pranojnë me e nda Kosovën, se sa me ia marrë Shkëlqim Devollit këtë monopol kriminal, të cilin, hapur po e kritikojnë edhe shefja e BE-ë dhe ambasadori gjerman në Kosovë, mirëpo presioni që po vazhdon do ta bëjë të veten dhe këta herët apo vonë e kanë kohën që të dorëzohen të gjithë së bashku”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)