Policia deklarohet për rastin ku dy meshkuj me dhunë fusin një grua në veturë

  • 24 June 2019 - 15:30
Policia deklarohet për rastin ku dy meshkuj me dhunë fusin një grua në veturë

Dy persona të dyshuar kanë futur me forcë një grua në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë dhe ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Aktualisht në koordinim me institiucionet kompente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndryshe në pamjet e publikuara në internet shihet se si gruaja me forcë futet në veturë përderisa dëgjohet teksa bërtet për ndihmë.

(Kosova Sot Online)