Deputeti i LDK-së flet për vrasjet politike: Ja çfarë do të ndodhë nëse i zbulon Gjykata Speciale

  • 24 June 2019 - 15:56
Deputeti i LDK-së flet për vrasjet politike: Ja çfarë do të ndodhë nëse i zbulon Gjykata Speciale

“Drejtësia në Kosovë ka rënë në provim sa i takon kësaj çështje. Nuk do këtë pajtim shoqërore ne Kosove pa u zbathur këto krime makabre. Uroj që shpata e drejtësisë te godasë farën e keqe qe vrau intelektuale, deputet, kryetar komunash, luftëtarë dhe komandant te shquar te luftës çlirimtare”, tha Rugova për “Kosova Sot Online”.

Ftesat për intervistim të të dyshuarve nga Gjykata Speciale po vazhdon me një dinamikë pak sa të ngadaltë. Deri më tani, Specialja ka intervistuar shumë persona, por ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. E cak i Gjykatës Speciale do të jenë edhe vrasjet politike të ndodhur pas luftës deri në fund të vitit 2000. Por sa do të arrijë që Specialja t’i zbulojë këto vrasje?

Lidhur me ketë, për “Kosova Sot Online”, a folur deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Image
Naser Rugova

Deputeti Rugova thotë se është i pa falshëm dështimi i drejtësisë Kosovarë në trajtimin, zbulimin dhe gjykimin e vrasjeve politike të pas luftës, prandaj sipas tij, një shpresë e vetme mbetet tani tek Specialja.

“Drejtësia në Kosovë ka rënë në provim sa i takon kësaj çështje. Nuk do këtë pajtim shoqërore ne Kosove pa u zbathur këto krime makabre. Uroj që shpata e drejtësisë te godasë farën e keqe qe vrau intelektuale, deputet, kryetar komunash, luftëtarë dhe komandant te shquar te luftës çlirimtare”, tha Rugova për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që në rast të zbulimit dhe nxjerrjes para drejtësisë të kryesve të atyre vrasjeve, skena politike e Kosovës nuk do të ketë ndonjë tronditje. 

“Është interesi i të gjithëve që aktorët e krimit të zbulohen sepse ndryshe nuk mundë të ketë pajtim qytetar dhe avancim në demokracinë e mirëfilltë të shtetit. Zbulimi i tyre është obligim i sistemit te drejtësisë, nuk besoj se zbulimi i këtyre krimeve shkakton tronditje, përkundrazi, shëron plagë sado pak dhe e pastron sistemin politik dhe shoqërinë nga kriminelët”, përfundoi deputeti, Naser Rugova për “Kosova Sot Online”.

Kurse në pyetjen e dërguar rreth kësaj çështje, zëdhënësi i Prokurorit të Specializuar ka thënë për “Kosova Sot Online” se po punohet në drejtim të autorizimeve ligjore është për të zbatuar mandatin e besuar dhe pavarësisht zhvillimeve politike, nuk do të ketë ndonjë devijim nga rruga ligjore dhe autorizimet kushtetuese që i janë dhënë këtij institucioni.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Amandamentin Kushtetues, pavarësisht çdo zhvillimi të jashtëm”, thuhet në përgjigjen e dhënë për “Kosova Sot Online” nga Zyra për informim e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, nëpërmes zëdhënësit Christopher Bennet.

(Kosova Sot Online)