Vjen reagimi ndaj Veselit: Ja nga çka duhet të heqë dorë PDK-ja

  • 24 June 2019 - 16:55
Vjen reagimi ndaj Veselit: Ja nga çka duhet të heqë dorë PDK-ja

“Ende ka kohë për të pasur një qëndrim se diçka po ndodhë pozitive në këtë parti, pra kjo parti ka përlotë zyrtar të vetë në poste të shumta publike pa meritë që përmenden në raportin e KE-së për Kosovën, apo edhe nga zoti ambasador i SHBA-ve Kosnet. PDK nuk i ka shpall luftë krimit të organizuar dhe konfliktit interesit , korrupsionit dhe emërimit pa bazë profesionale në poste të sekretarit të përgjithshëm të ministrive, nëpër bordet e ndërmarrjeve publike, komisione të pa varura", tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Vendimi i fundit nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli për shkarkimin nga postet me përgjegjësi publike e institucionale zyrtarët e këtij subjekti politik që kanë probleme me ligjin, nga ana e analistëve politikë shihet si vendim i ndikuar nga adresimi i kritikave dhe akuzave të hapura nga diplomatët ndërkombëtar në Kosovë të cilët kanë hedhur akuza të rënda për mos luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Analistët nuk janë optimistë që kjo masë “ndëshkimi politik” në shkallën e parë nga Kadri Veseli është serioze, dhe se do të shkojë deri në fund për ta pastruar partinë dhe institucionet nga strukturat e korruptuara.

Mosbesimi ndaj kësaj mase të tanishme, sipas analistëve politikë, vjen nga fakti se PDK ka kontroll të ashpër në drejtësi dhe kjo mund të mbetet vetëm një lojë politike e radhës, ku në njërën anë gjoja po i largojnë, ndërkaq gjykatat i urdhërojnë që t’i shpallin të pafajshëm.

Image
Blerim Burjani

Një bindje të tillë e ka edhe analisti politik, Blerim Burjani, i cili thotë se akoma ka kohë që duhet pritur për të parë se sa seriozisht e ka PDK-ja këtë nismë pompoze që e bëri kreu i partisë dy ditë pas rizgjedhjes nga konventa partiake.

“Ende ka kohë për të pasur një qëndrim se diçka po ndodhë pozitive në këtë parti, pra kjo parti ka përlotë zyrtar të vetë në poste të shumta publike pa meritë që përmenden në raportin e KE-së për Kosovën, apo edhe nga zoti ambasador i SHBA-ve, Kosnet. PDK nuk i ka shpall luftë krimit të organizuar dhe konfliktit interesit , korrupsionit dhe emërimit pa bazë profesionale në poste të sekretarit të përgjithshëm të ministrive, nëpër bordet e ndërmarrjeve publike, komisione të pa varura, emërime politike nëpër ambasada prej përkthyesve e deri të njerëzit që nuk dihet se çfarë profesioni kanë. Prandaj akoma është larg për të nxjerrë ndonjë konstatim përfundimtar që mundë të përmendet si përparim në respektim të rendit dhe ligjit dhe në heqje dorë nga kapja e drejtësisë”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”. 

Duke pasur këtë rezervë dhe mos besim të madh, Burjani thotë se ka tepër shumë kohë për të pritur shkëputjen e PDK-së nga njerëzit që vërtetë janë të inkriminuar dhe nuk meritojnë të jenë nëpër poste drejtuese publike dhe administratë të shtetit.

“Pra nuk duhet shpejtuar për të nxjerr asnjë përfundim sepse paraprakisht PDK-ja duhet të heq dorë nga kontrolli i parasë publike, punësimit në shërbimin civil dhe publik. Kadriu është ende larg prej kësaj teme. Pra nuk ka asnjë provë të rëndësishme që dëshmon dhe justifikon fjalorin e Veselit për luftë kundër korrupsionit”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)