Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Pejë, gjashtë persona të lënduar

  • 24 June 2019 - 17:52
Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Pejë, gjashtë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Mitrovicë-Pejë, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Rastin për media, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një autobusi dhe një veture.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 15:22 në magjistralen Mitrovicë- Peje afër vendit Përroi i keq , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture civile, me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona . Njësitet relevante janë ne vend te ngjarjes”, ka thënë Kelani.


(Kosova Sot Online)