Rrufe e breshër, moti këtë javë ndryshim drastik… mos bëni plane për plazh

  • 24 June 2019 - 18:30
Rrufe e breshër, moti këtë javë ndryshim drastik… mos bëni plane për plazh

Ky është parashikimi i motit për këtë javë nga Instituti i Gjeoshkencës:

TEMPERATURAT nesër një rritje me rreth 5 gradë dhe rritjet do vijojnë deri të premten. Në fundjavë dhe në fillim të javës tjetër do të fillojë një rënie graduale.

RESHJET me përafërsi, mund të thuhet se deri të mërkurën e javës tjetër (dt.3) do të dominojë moti i kthjellët gjatë paraditeve.

Por kujdes pasditeve nga ndonjë reshje intensive,  AFATSHKURTËR, me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, sidomos ato larg bregdetit.

Gjithsesi, kjo mundësi është më e vogël sesa javën e kaluar.

ERA relativisht e dobët deri të premten, por forcohet në fundjavë.

(Kosova Sot Online)