Kryeministri Haradinaj mysafir i Dukës së Madh të Luksemburgut

  • 24 June 2019 - 20:27
Kryeministri Haradinaj mysafir i Dukës së Madh të Luksemburgut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se sot ishte mysafir i Dukës së Madh të Luksemburgut, për ndër të Ditës Nacionale të këtij shteti.

Haradinaj tha se mardhënjet mes shtetit të Kosovës dhe atij të Luksemburgut janë të shkëlqyera dhe shprehi gatishmëri që këto mardhënje të avancohen në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

(Kosova Sot Online)