Vjen kërkesa: Të hetohen lidhjet kriminale mes Shpend Ahmetit e Blerim Devollit

  • 25 June 2019 - 07:38
Vjen kërkesa: Të hetohen lidhjet kriminale mes Shpend Ahmetit e Blerim Devollit

“Pa dyshim sot në atë takim, marrje në pyetje të Blerim Devollit nga anëtarët e komisionit, u demaskua keq projekti I mafio-oligarku Blerim Devolli. Tani besoj që ka akoma më shumë fakte që ai duhet të dënohet me burg, për dëmet që ia ka shkaktuar PTK-së dhe buxhetit të Kosovës”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Gjatë ditës së premten, mafio-oligarku, Blerim Dëvolli është intervistuar në Kuvend nga Komisioni Parlamentar lidhur me skandalet dhe gjendjen në PTK, e cila tani gjendet buzë falimentimit.

Image

E duke folur lidhur me dëshminë e dhënë nga Blerim Devolli, analisti politik, Bislim Aliu, konsideron se në intervistën e së premtes është demaskuar tërësisht mafio-oligarku, Blerim Devolli për dëmin që i është shkaktuar PTK-së me kontratën për Z- Mobile. Sipas Aliut, i njëjti duhet të nxirret para drejtësisë të dënohet me burg së bashku me mbështetësit e tij që ia mundësuan një zhvatje të tillë.

“Pa dyshim në atë takim, marrje në pyetje të Blerim Devollit nga anëtarët e komisionit, u demaskua keq projekti i mafio-oligarku Blerim Devolli. Tani besoj që ka akoma më shumë fakte që ai duhet të dënohet me burg, për dëmet që ia ka shkaktuar PTK-së dhe buxhetit të Kosovës”, tha analisti, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pista e krimit mundë të zgjerohet akoma më shumë edhe për lidhjet e tij kriminale me Shpend Ahmetin.

“Për këtë, dolën në pah edhe lidhjet e Shpend Ahmetit me Devollët prandaj prokuroria dhe drejtësia kosovare, duhet të kenë fuqi që ta hetojë dhe ta dënojnë Blerim Devollin, i cili e zhvati dhe e vodhi këtë popull dhe shtetin për 11 vjet rresht dhe nuk u pengua nga askush”, tha Aliu për "Kosova Sot Online”.

Për fund, Aliu thotë se është krijuar një pasuri e madhe me krim të organizuar, me zhvatje dhe korrupsion, pra tërësisht e kundërligjshme dhe si e tillë duhet të konfiskohet.

“Ndaj kur kemi parasysh të gjitha këto abuzime me ligjit, nëse I konstaton Prokuroria, edhe për këtë duhet t'i konfiskohet pasuria e këtij oligarku të lidhur ngushtë me pushtetarët tanë të inkriminuar”, përfundoi analisti politik, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)